Italia shkon në barazh me një ndjenjë pasigurie

Italia shkon në barazh me një ndjenjë pasigurie

11 tetor 2017 12:27

Italianët po përballen me ndeshjet e plejofit për Botëror me një ndjenjë frike pas një cikli eliminator jo të mirë, ku kampionët e botës nga viti 2006 kaluan nga një ndeshje modeste në tjetrën, shkruan Reuters.

Ndonëse Italia zuri vendin e dytë në Grupin E të eliminatoreve për Botërorin 2018 në Rusi, prapë në katër ndeshjet e fundit ka zhgënjyer, duke pësuar humbje 3:0 ndaj Spanjës, më pas barazoi 1:1 në shtëpi me Maqedoninë dhe shënoi fitore të vështira me vetëm një gol dallim ndaj Izraelit e Shqipërisë. Mbylli grupin me pesë pikë disavantazh nga Spanja, që doli e para, përcjell Koha Ditore.

Fati i Italisë tash do të varet në dy ndeshjet e barazhit në nëntor, ku me gjasë do të ketë përballje me Irlandën, Suedinë, Greqinë apo Irlandën e Veriut. Ka filluar frika se Italia mund të humbasë një kampionat botëror për herë të parë që nga viti 1958.

Është një atmosferë larg me e keqe se ajo e Evropianit 2016 në Francë, ku nën udhëheqjen pasionante të Antonio Contes, intensiteti i jashtëzakonshëm i lojtarëve italianë kompensonte mungesën e talentit të pastër...(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme