Sport

Festa e vendit të vogël për suksesin e madh

Descriptive Text

Tifozët islandezë të futbollit festuan deri në orët e vona të së hënës në kryeqendrën Reikjavik dhe në mbarë vendin, pasi përfaqësuesja arriti të kualifikohej për herë të parë në një Kupë të Botës.

Islanda, që është bërë vendi më i vogël që ka arritur ndonjëherë në një Kampionat Botëror, siguroi biletën për në Rusi pas fitores 2:0 ndaj Kosovës të hënën mbrëma, duke përfunduar në krye të Grupit I të eliminatoreve në zonën e Evropës, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"A po talleni! Do të shkojmë në Botëror!", bërtiti komentatori televiziv lokal me t'u dëgjuar fishkëllima e fundit e arbitrit dhe me t'u ndezur fishekzjarrët mbi stadiumin nacional "Laugardalsvollur".

Një turmë e madhe e njerëzve priste në Ingolfstorg, në qendër të Reikjavikut ku lojtarët e Islandës arritën me autobus dhe u paraqitën në skenë nën britmat shurdhuese të tifozëve.

Emmsje Gauti, një prej referëve më të famshëm të Islandës, iu bashkua festës me përfaqësuesen e Islandës, që kërcenin në gëzim dhe këndonin "Reykjavik er okkar" (Reykjaviku është yni)....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.