Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova është e vogël vetëm me rezultate

Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerë dukshëm më të madhe se 17 përfaqësuese të tjera që ishin pjesë e eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018" nga Evropa.

Lojtarët e saj peshojnë më shumë në tregun ndërkombëtar dhe luajnë në liga më të forta. Por, 13 prej këtyre përfaqësueseve "të dobëta" kanë arritur të tubojnë më shumë pikë sesa Kosova gjatë dhjetë ndeshjeve eliminatore, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlera monetare nuk është përcaktues për forcën e saktë të ekipit, por gjithsesi tek ekspertët vendorë të kësaj loje është krijuar bindja se Kosova ka mundur të bëjë më shumë në këto eliminatore, që ishin të parat për të që pas pranimit në UEFA dhe FIFA në maj të 2016-s.

Kosova e mbylli ciklin në pozitën e fundit në Grupin I, me vetëm një pikë të tubuar dhe me golaverazh -21. Shënoi tre gola e pranoi 24. Me një pikë sa Kosova, eliminatoret i ka mbyllur edhe Përfaqësuesja e Maltës, por me golaverazh më të dobët -22. Pa pikë, pra më dobët se Kosova kanë përfunduar San Marino, Lihtenshtajni e Gjibraltari....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.