Dybala: Milani po ankohet që 6 vite

Dybala: Milani po ankohet që 6 vite

11 mars 2017 00:01

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka thënë se Milani nuk mund ta kontestojë akordimin e penaltisë në fund të takimit, të cilën në gol e konkretizoi pikërisht argjentinasi për t’i dhënë fitoren Juventusit.

“Ata janë ankuar për Juventusin që 6 vite. Ndoshta duhet të provojnë tjetër metodë. Nuk ishte e lehtë. Ishte një penalti e vështirë për ta marrë, pasi të gjithë e dinë se unë gabova në Doha, por fatmirësisht shënova”, është shprehur Dybala për Mediaset.

Carlos Bacca i barazoi shifrat, pasi më parë në epërsi Juventusin e kishte kaluar Medhi Benatia, kurse Dybala me golin e shënuar në minutën e 97 i dha tre pikë Juventusit.

Ps fishkëllimës së fundit kishte shumë tensione nga ana e Milanit, sidomos kur në një moment Bacca tentoi që fizikisht të ballafaqohet me referin kryesor, por u ndal nga Montella.

Dybala më tutje thotë se Juves iu mohua një penalti në pjesën e parë, por që ekipi i tij nuk ankohet për gjëra të tilla asnjëherë.

“Jemi të mësuar kur gjërat shkojnë kundër nesh. Dua të di nëse thonë diçka për penaltinë që Cristian Zapata shkaktoi në mua. Me Udinesen neve na u mohuan dy penalti, dhe ne nuk thamë asgjë”, ka përfunduar ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme