Kosova U-17 e nis me humbje aventurën në arenën ndërkombëtare

Kosova U-17 e nis me humbje aventurën në arenën ndërkombëtare

10 tetor 2017 15:43

Kosova U-17 ka debutuar me humbje në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Holanda në ndeshjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Anglia 2018”, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen e zhvilluar në Hungari, Kosova pësoi humbje me rezultat 3 me 1.

Të tre golat për “Tulipanët” i shënoi sulmuesi i Chelseat, Daishawn Redan. Kurse golin e vetëm për Kosovën e shënoi sulmuesi Albin Prapashtica.

Kosova bën pjesë në Grupin 9, dhe përveç Holandës në grup e ka edhe Hungarinë e Uellsin.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, ndeshjen e dytë, e zhvillojnë më 13 tetor (14:00) kundër Uellsit, kurse më 16 tetor do të masin forcat me Hungarinë (16:00).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme