Tare: Kombëtarja ka krijuar identitet, s’duhet t’i bëhet presion trajnerit

Tare: Kombëtarja ka krijuar identitet, s’duhet t’i bëhet presion trajnerit

10 tetor 2017 15:21

Igli Tare, ish-sulmuesi kuqezi dhe aktualisht një nga drejtuesit sportiv më të njohur në Itali, është i të njëjtit mendim me lojtarët sa i përket përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe kësaj faze ambientimi të Christian Panuccit me përfaqësuesen shqiptare.

“I duhet dhënë kohë trajnerit se ne e kemi zakon tashmë t’i vëmë nën presion. Ai është duke bërë një punë të mirë me ekipin, por sigurisht ka nevojë për më shumë kohë”, u shpreh drejtor sportiv i Lazios, Igli Tare, raporton tch.

Tare njihet dhe si një njohës shumë i mirë i lojtarëve, gjë që cilën ai e ka të vështirë ta bëj te skuadra shqiptare.

“Çdo periudhë ka pasur mënyrën e vetë të lojës, nuk mund të gjykojë njeri, e rëndësishme është në këto momente që të them se Shqipëria është një skuadër me identitet”, theksoi Tare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme