Sport

Berisha thotë se e pati të vështirë të pranojë largimin e Canës

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur Lorik Canën, i cili dje i tha lamtumirë kombëtares kuqezi.

Ai ka thënë se largimi i Canës i kishte sjell një lloj inati.

“Kusho...Të them të drejtën të pranohet vendimi i tërheqjes tënde ishte i vështirë, sikur mbaja një lloj inati... Me veti do t’i mbaj kujtimet më të mira, një lider në fushë dhe vëlla jashtë fushe. Të falënderoj për gjithçka që kë dhënë për emocionet që na ke sjell, dhe duke qenë i bindur që do kontribuosh prapë për kombin tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook.