“Netflix” me dokuseri për Juventusin

“Netflix” me dokuseri për Juventusin

10 tetor 2017 13:44

Gjiganti i transmetimeve, “Netflix”, do të bëjë një dokuseri me katër pjesë për Juventusin.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, episodet një orëshe do të shfaqin atë që ndodh prapa skenave në Torino, me ushtrimet, ndeshjet, momentet intime në jetët e futbollistëve të “Zonjës së Vjetër”.

Kjo seri do të jetë e para e llojit të vet në “Netflix” që ka 104 milionë anëtarë në më shumë se 190 shtete.

“Është krenari që Juventusi është klubi i parë i futbollit për një seri origjinale të ‘Netflixit’. Bashkëpunimet e tilla konfirmojnë pasionin tonë për inovacion dhe të qenit në të gjitha aspektet një brend sportiv”, ka thënë Federico Palomba, zyrtari financiar i Juventusit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme