Sport

Pas Pirlos, edhe Kaka drejt pensionimit nga futbolli

Ish-ylli i Milanit dhe Real Madridit, Kaka mund të jetë ylli i radhës, pas Andrea Pirlos, që do të varë këpucët.

35 vjeçari ka deklaruar se e ka humbur kënaqësinë së luajturi futboll, transmeton Koha.net.

Braziliani, që luan për Orlando Cityn në MLS dhe fituesi i Topit të Artë më 2007, ka thënë se trupi i tij po ka vështirësi t’i përballojë kërkesat e larta të konkurrencës në nivelin më të lartë të garave, raporton Globo Esporte.

“Nuk kënaqem më duke luajtur futboll, pasi ndjej dhimbje sa herë që përfundoj ndeshjen. Trupi im nuk e trajton aq mirë më, dhe në moshën 35 vjeçare është shumë e vështirë të rikuperohesh çdo herë”, është shprehur Kaka.