Giroudi në radarin e gjigantëve italianë Foto: Reuters

Giroudi në radarin e gjigantëve italianë

10 tetor 2017 12:45

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi francez i Arsenalit, Olivier Giroud është në radarin e dy klubeve italiane, Juventus e Inter.

Që nga transferimi i Alexandre Lacazette tek Arsenali, Giroud nuk është më zgjedhja e parë në sulmin e “Topçinjve’, transmeton Koha.net.

Calciomercato raporton se Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e tij, pasi dëshiron të sigurojë një sulmues të lirë në rast të largimit të Mario Manxhukiqit.

Kurse Interi dëshiron ta përforcojë edhe më tepër sulmin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme