Juventusi ka fituar dramën ndaj Milanit që u zhvillua në Torino.
Heroi i kampionit italian ishte Paulo Dybala që realizoi nga penalltia në minutën e gjashtë të kohës shtesë, për ta lënë prapa Milanin në luftën për një vend që siguron garat europiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi e nisi më mirë takimin kur realizoi mbrojtësi Mehdi Benatia, ndërsa Carlos Bacca dy minuta para fundit të pjesës së parë barazoi rezultatin.
Krejt në fund të takimit, Mattia De Sciglio shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë brenda zonës. Gjuajtjen në gol e shndërroi Dybala.
Me këtë fitore Juve vazhdon sigurt drejt titullit të ri me 70 pikë, derisa Milani mbetet në pozitën e shtatë me 50 pikë.