Isco shpëtoi nga tragjedia, një tifoz iu afrua me thikë

Isco shpëtoi nga tragjedia, një tifoz iu afrua me thikë

10 tetor 2017 11:22

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Izraelit dhe Spanjës ka mundur të përfundojë me një tragjedi.

E përditshmja izraelite Ynet raporton se gjashtë persona mbrëmë janë arrestuar pas takimit, kurse njëri prej tyre i ishte afruar Iscos me një thikë, por sigurimi kishte arritur ta parandalonte, transmeton Koha.net.

Tifozët kishin hyrë në fushë pas përfundimit të ndeshjes, të cilën e fitoi Spanja me rezultat 0-1.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme