Sport

Alarmohet Real Madridi, gjendet pako e dyshimtë në “Santiago Bernabeu”

Descriptive Text

Një pako e dyshimtë ka shqetësuar sot klubin e Real Madridit.

Siç raporton AS një letër e dyshimtë nga Italia ka arritur sot në Bernabeu, ndërsa kur është hapur pakoja kishte lëshuar një pluhur të bardhë, transmeton Koha.net.

Policia ishte kontaktuar menjëherë nga personeli i stadiumit dhe ka vënë situatën menjëherë nën kontrollë.

Ndërsa Marca shkruan se kur pakoja e dyshimtë ishte hapur kishte aktivioi protokollin e emergjencës për alarme biologjike.

Image

Përkundër që situata është nën kontroll, agjentët e forensikës ende janë duke vazhduar punën në afërsi të stadiumit.

Ekspertët kanë marr një mostër të pluhurit të bardhë për t’i bërë analizat dhe rezultatet do të dihen brenda tre ditëve.

Marca raporton se kjo nuk është e hera e parë që një gjë e ngjashme ka ndodhur në Bernabeu, punonjësit e klubit kanë konfirmuar se tashmë kanë ndodhur edhe dy raste të ngjashme më parë.

Nuk është konfirmuar se ka pasur ndonjë të arrestuar për këtë rast.