Adidasi ndërpret bashkëpunimin me Milanin

Adidasi ndërpret bashkëpunimin me Milanin

10 tetor 2017 09:48

Raportohet se bashkëpunimi ndërmjet Adidasit dhe Milanit do të ndërpritet në verë, pas 20 viteve.

Brendi i mirënjohur gjerman i veshjeve sportive ka prodhuar fanellat e Milanit çdo vit, që nga 1998, dhe këtë e kishte bërë edhe më parë gjatë viteve 1978 dhe 1980, si dhe 1990-1993, transmeton Koha.net.

Marrëveshja aktuale, në vlerë prej 19.7 milionë euro në sezon, do të përfundonte më 2023, por Gazzetta dello Sport sot raporton se Adidasi ka vendosur t’i jep fund këtij bashkëpunimi në muajin qershor.

Kjo është marrëveshja e dytë që mund të ndërpritet me Milanin nga sponsorët, pasi në mars “Audi” ka ndërprerë të gjitha sponsorizimet në futboll.

Sipas raportimeve Milani tani duhet të gjejë një sponsor të ri të fanellave, por nuk pritet të jetë Nike, për shkak të bashkëpunimit të saj me Interin.

Janë brendet në rritje, New Balance ose Under Armour që mund të prodhojnë fanellat e Milanit për sezonin e ardhshëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme