Sport

Titulli i katërt i Hamiltonit është çështje kohe

Pyetja nëse Lewis Hamilton do të fitojë titullin e katërt të Formula 1 tash duket më tepër çështje ku ose kur, pas triumfit në garën për Shpërblimin e Madh të Japonisë të dielën, shkruan Reuters.

Me 59 pikë epërsi ndaj pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel, kur kanë mbetur edhe katër gara deri në fund, piloti i Mercedesit mund të konfirmojë titullin e kampionit me garën e radhës në Austin të Teksasit në SHBA pas dy javësh, nëse çdo gjë shkon sipas planit, përcjell Koha Ditore.

Çdo gjë mund të ndodhë në Formula 1, por duhet një dështim total i britanikut 32-vjeçar për të lëshuar titullin nga duart.

Vettel e di këtë, ndonëse nuk ka humbur shpresat plotësisht....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.