Reali dëshiron dy yje nga Premier Liga

Reali dëshiron dy yje nga Premier Liga

10 tetor 2017 08:45

Skuadra e Real Madridit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga yjtë e Chelseat, mesfushorin Eden Hazard dhe portierin Thibaut Courtois.

E përditshmja spanjolle "Marca" të hënën ka raportuar se Reali tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e të dy lojtarëve, të cilët synon t'i transferojë në fund të këtij edicioni në "Santiago Bernabeu", përcjell Koha Ditore.

Për të dy lojtarët, Reali ka bërë gati një ofertë mbi 200 milionë euro. Courtois shihet si portier i duhur për të zëvendësuar Keylor Navasin, kurse Hazard për uellsianin Gareth Bale.

Courtois 25-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin 2019, kurse Hazard 26-vjeçar, deri në vitin 2020.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme