Sport

Gjermania po ecën sigurt drejt mbrojtjes së titullit

Me një rekord evropian prej 43 golash të shënuar, Gjermania është në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin e botës në Rusi vitin e ardhshëm, shkruan AP.

Gjermanët kompletuan ciklin eliminator me fitore 5:1 ndaj Azerbajxhanit, të dielën, por seleksionuesi Joachim Loew pret sfida më të mëdha, përcjell Koha Ditore.

"Është gabim të marrim këtë cikël eliminator si njësi matëse. Sigurisht, ishte mirë, ishte arritje e pastër", ka thënë Loew pasi ka thyer rekordin e Spanjës nga cikli eliminator për Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut në saje të goldallimit më të mirë, duke i fituar të dhjetë sfidat. "Por, një nivel tjetër na pret në Kupën e Botës. Për këtë duhet të mbajmë këmbët në tokë, ka shumë punë për të bërë. Dua të arrij diçka të jashtëzakonshme për pak muaj. Do të jetë mjaft vështirë të jesh kampion bote dy herë rresht".

Spanja kishte fituar titullin e botës në vitin 2010 pasi vendosi rekordin e kaluar në cikël eliminator, por Brazili është përfaqësuesja e fundit që e ka mbrojtur titullin e botës, duke e arritur këtë në vitin 1962...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.