Crouch futet në librin e rekordeve të Guinnessit

Crouch futet në librin e rekordeve të Guinnessit

10 tetor 2017 10:42

Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch është futur në librin e rekordeve të botës Guinness si lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë në Premier League.

Crouch, në total ka shënuar 51 gola me kokë në kampionatin anglez, pesë më shumë sesa legjenda Alan Shearer. Konfirmimin për këtë arritje nga zyrtarët e Guinnessit, ai e ka marrë të hënën, shkruan BBC, përcjell Koha Ditore.

36-vjeçari, gjatë karrierës, i ka zhvilluar 436 paraqitje për gjashtë ekipe elitare, duke realizuar gjithsejtë 105 gola në Premier League.

"Jam i nderuar me këtë arritje, pasi unë kurrë nuk kam ndryshuar dhe nuk do të ndryshoj stilin e lojës. Sulmuesi e ka për detyrë të luajë brenda zonës kundërshtare dhe jo të kërkojë topin jashtë saj", është shprehur Crouch....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme