Sport

Kosova U-17 sot debuton ndaj Holandës

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll, të martën (sot, 14:00) do të debutojë në skenën ndërkombëtare, me ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian "Anglia 2018".

Ndeshjen e parë do ta luajë kundër Holandës në Budapest të Hungarisë, shtet në të cilin do të zhvillohet gjithë turneu i Grupit 9. Kosova pos Holandës dhe Hungarisë në grup e ka edhe Uellsin, shkruan sot Koha Ditore.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, ndeshjen e dytë, e zhvillojnë më 13 tetor (14:00) kundër Uellsit, kurse më 16 tetor do të masin forcat me Hungarinë (16:00).

Kosova në Hungari ka udhëtuar të shtunën me synime për të bërë paraqitje sa më të mira. Dy ekipet e para të grupit shkojnë në fazën e ardhshme kualifikuese.