Sport

Në Islandë vuloset fushata zhgënjyese e Kosovës

Fishekzjarre janë ndezur të hënën mbrëma në Reykjavik. Islanda është kualifikuar për herë të parë në botërorin e futbollit, pas fitores 2:0 ndaj Kosovës. Me të përfunduar ndeshja futbollistët dhe tifozët islandezë kanë nisur festën e madhe.

Fishekzjarre nuk kishte më 5 shtator të vitit të kaluar në Turku të Finlandës apo në qytetet e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Por entuziazmi te kosovarët për përfaqësuesen e tyre të futbollit ishte i përafërt me atë që të hënën mbrëma e shfaqën islandezët.

Kosova po niste ciklin e parë eliminator të saj dhe në hapje mori pikë. Barazoi 1:1 me Finlandën në "Veritas Stadion" dhe pritjet për ndeshjet e tjera ishin të mëdha.

Priteshin barazime të tjera, fitore, lojëra të mira, befasi. Të gjithë ishin të vetëdijshëm se Kosova në kualifikimet për botërorin "Rusia 2018" ishte në një grup të fortë, por deklaratat e trajnerëve e lojtarëve dhe sidomos barazimi në hapje me Finlandën bënë që pritjet të ishin shumë të mëdha....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.