Trajneri italian, Carlo Ancelotti pret nga Xabi Alonso të nisë punën e trajnerit pas pensionimit.
Mesfushori spanjoll ka njoftuar se do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij stinori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXabi Alonso nuk ka treguar se me çka do të merret pas largimit nga futbolli, por sipas trajnerit aktual të tij te Bayerni, Carlo Ancelotti, 35-vjeçari duhet të nisë punën si trajner.
“Më duhet ta pranoj vendimin e tij. Do ta humbasim një mesfushor shumë kualitativ. Jam i lumtur që kam pasur mundësinë të punojë me Xabin, pasi ai është një profesionist i vërtetë dhe njeri i mrekullueshëm”, është shprehur Ancelotti, transmeton KP.
“Kemi edhe tre muaj për të punuar bashkë dhe shpresoj të fitojmë tituj të tjerë”.
“Xabi dëshiron që të pushojë nga futbolli, por me kualitetet dhe eksperiencën që ka ai mund të bëhet një trajner fantastik në të ardhmen”, ka përfunduar Ancelotti.