Sport

Fillojnë ndeshjet e fundit në eliminatoret e Botërorit për Kosovën e Shqipërinë

Kanë nisur ndeshjet e xhiros së fundit në eliminatoret për Botërorin 2018, në mes të Kosovës dhe Islandës si dhe Shqipërisë e Italisë.

Islandë-Kosovë është e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit I, ndërsa Shqipëri-Itali në Grupin G.

Kosova dhe Shqipëria tashmë janë eliminuar, ndërsa Islanda luan për pozitën e parë të grupit, kurse Italia synon pikë që të mbajë kreun në listën e ekipeve të kualifikuara për fazën e “Play-Offit”.