Sport

Capello: Pesë ekipe në luftë për Scudetto

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello thotë se pesë ekipe janë në luftë për Scudetton në këtë sezon, megjithatë ai e sheh Juventusit edhe këtë sezon favorit.

Sipas tij në garë për titull këtë edicion janë Juventusi, Napoli, Roma, Interi dhe Milani, transmeton Koha.net.

“A është garë vetëm ndërmjet Juventusit e Napolit? Nuk do të thosha ashtu. Interi e Roma janë aty gjithashtu dhe duhet t’iu japim kohë që të bëhen ekipe sërish, në aspektin e vërtetë të fjalës. Milani gjithashtu ka një skuadër të mirë. Janë pesë ekipe në garë. Ka ende kohë, por për mua Juventusi është favorit”, ka thënë Capello për La Nazione.