Manchester City ofron 400 milionë euro për Messin

Manchester City ofron 400 milionë euro për Messin

09 tetor 2017 11:38

Manchester City ka gati ofertën prej 400 milionë euro për yllin e Barcelonës, Leo Messi.

AS raporton se Manchester City këtë ofertë do ta bëjë në afatin kalimtar të janarit nëse ai nuk vazhdon kontratën me Barcelonën, transmeton Koha.net.

Argjentinasi ende nuk është pajtuar me Barcelonën për kontratën e tij të re.

Barcelona në afatin kalimtar të verës kishte humbur yllin e saj, Neymar, i cili u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme