Drilon Hajrizi nuk e di pse është pezulluar me gjashtë muaj moslojë nga Komisioni Disiplinor i FBK-së, edhe pas zyrtarizimit të dënimit.
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, në Sportin Total në KTV, ka thënë se nuk e di arsyen, pasi askush nuk i ka treguar atij pse është dënuar dhe pse i duhet të mungojë për gjashtë muaj, për Sigal Prishtinën në kampionatin dhe Kupën e Kosovës.
Hajrizi ishte pjesë e Kosovës në duel me Maqedoninë më 12 gusht, por u përjashtua nga ekipi kombëtar për sjellje jo sportive, të cilat Hajrizi thotë që nuk i di.
Leart Hoxha, udhëheqës i delegacionit të Kosovës, ka thënë se basketbollisti mitrovicas ka hedhur fanellën e Kosovës dhe se ka thyer kodin e sjelljes.
I pyetur përse nuk janë dënuar më parë, basketbollistët e tjerë që kanë pasur sjellje josportive në kombëtare, Hoxha ka thënë se Hajrizi ishte viktimë.