Sport

Conte: Unitedi ka ekipin më të mirë në Premier Ligë

Descriptive Text

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se Manchester Unitedi ka njërin prej ekipeve më të mira në Premier Ligë. Këto fjalë ai i ka thënë para përballjes me Unitedin në çerekfinale të FA Cup.

Edhe pse do të jetë një ndeshje për kupë, Conte ka thënë se lojtarët e tij janë të gatshëm për një derbi të madh me klubin e Manchesterit.

“Manchester Unitedi, së bashku me [Cityn], ka ekipin më të mirë në ligë”, ka thënë Conte në konferencën për media.

“Ata kanë disa lojtarë të mirë, me talent dhe përvojë për të fituar”, ka shtuar trajneri italian.

“Tani jemi më mirë. Në tetor nuk e dinim të ardhmen tonë. Tani jemi në mars dhe kemi qëndruar në krye të tabelës. Kemi identitet të mirë, por do të jetë ndeshje e vështirë për ne dhe për ata”.