Sport

Pirlo konfirmon pensionimin nga futbolli

Andrea Pirlo ka konfirmuar se ky është sezoni i fundit në futbollin profesionist, dhe do të pensionohet pas skadimit të kontratës me New York Cityn, në dhjetor.

Ish-futbollisti i Interit, Milanit, e Juventusit, me të cilët ka dituar gjashtë herë Serie A dhe dy herë Ligën e Kampionëve, kurse me kombëtaren italiane ka fituar Kupën e Botës më 2006, transmeton Koha.net.

“E kuptoni se koha ka ardhur. Çdo ditë keni probleme fizike, nuk mund të stërvitni ashtu si doni sepse gjithmonë keni disa probleme. Në moshën time kjo është e mjaftueshme. Nuk mund të luani përgjithmonë deri në moshën 50 vjeçare. Do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Pirlo për La Gazzetta dello Sport.

Ai më tutje ka shtuar se, “në moshën 38 vjeçare, është e drejtë që t’iu lejohet hapësira lojtarëve të rinj. Nuk jam i zemëruar, përkundrazi do t’i ndihmojë bashkëlojtarët dhe trajnerin”.

Pritet që Pirlo të fillojë punën si trajner, në fillim si asistent i Antonio Contes.