Ekipi i vetëm që ende nuk di për humbje këtë edicion në Bundesligë është Borussia Dortmundi, që po tregon formë të jashtëzakonshme me gjashtë fitore në shtatë ndeshje dhe 21 gola të shënuar e vetëm dy të pranuar.
Menaxhmenti i kampionit të pesëfishtë të Bundesligës nuk ka shpresuar se do të "ketë jetë" pas largimit të ish-trajnerit Thomas Tuchel, përcjell Koha Ditore. Megjithatë, të gjithë janë befasuar për shkak se holandezi Peter Bosz i ka dhënë një frymë tjetër ekipit - edhe më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStarti perfekt ka bërë që të gjithë në klub, përfshirë edhe tifozët të ëndërrojnë titullin e kampionit, i cili do të jetë i pari që nga viti 2012. Dortmundi është në krye të klasifikimit me 19 pikë të mbledhura, pesë më shumë sesa kampioni në fuqi, Bayern Muenchen.
Kur u emërua për të zëvendësuar Tuchelin te Dortmundi, për Boszin 53-vjeçar kishte dyshime.
Vinte pas një edicioni tek Ajaxi, ku e humbi titullin e kampionit në xhiron e fundit, por që nën drejtimin e tij, Ajaxi luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësoi humbje nga Manchester Unitedi...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.