Panucci: Shumë negativitet tek Italia

Panucci: Shumë negativitet tek Italia

07 tetor 2017 22:30

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka thënë se do të jetë e çuditshme të përballet me kombëtaren italiane, tek e cila thotë se “ka shumë negativitet”.

“Është shumë normale të përfundosh e dyta në grup pas Spanjës, por e dimë se tek Italia shpeshherë ka shumë negativitet”, është shprehur Panucci për Mediaset Premium.

Përkundër që përbllet me vendlindjen e tij thotë se do të japë maksimumin për ta mposhtur atë, transmeton Koha.net.

“Do të jetë një ndjenjë e pabesueshme të përballem me vendin tim, por jam profesionist dhe do ta mbroj punën time deri në vdekje. Do të motivoj në maksimum lojtarët që të japin maksimumin. Shqipëria ka themele solide dhe synojmë Euro 2020. Sjell idetë e mia, duke ditur se kam punuar me disa prej trajnerëve më të mirë gjatë karrierës time dhe kam mësuar shumë”, ka thënë Panucci.

Shqipëria e pret të hënën në “Loro Boriçi” kombëtaren italiane për ta zhvilluar ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme