Donnarumma në radarin e Bayernit

Donnarumma në radarin e Bayernit

07 tetor 2017 20:51

Bayern Munichu është në kërkim të një portieri për ta zëvendësuar Manuel Neuerin, në rast se ai vazhdon të jetë i lënduar.

Kampioni gjerman është duke shikuar mundësinë e transferimit të yllit të Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe Marc-Andre Ter Stegenin nga Barcelona, transmeton Koha.net.

Neuer pritej që të rikthehej nga lëndimi në janar, pasi ka thyer këmbën, por raportet e fundit në Gjermani thonë se ai mund të jetë jashtë fushave deri në mars, gjë që e shqetëson kampionin gjerman.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme