Italia me ndryshime ndaj Shqipërisë në “Loro Boriçi”

Italia me ndryshime ndaj Shqipërisë në “Loro Boriçi”

07 tetor 2017 20:41

Kombëtarja e Italisë pritet që ndaj Shqipërisë të hyjë me një formacion ndryshe nga ajo e ndeshjes së fundit ndaj Maqedonisë.

Shqipëria e pret Italinë në “Loro Boriçi” të hënën për ta zhvilluar përballjen e fundit në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, transmeton Koha.net.

Katër herë kampioni i Botës pritet që të fillojë takimin në formacionin 4-2-4, raporton Football Italia. Kurse ndaj Maqedonisë kishte luajtur me sistemin 3-4-3.

Giampiero Ventura pritet që të startojë me Ederin, Antonio Candrevan, e Bryan Cristanten.

Ai nuk mund të llogaritë në shërbimet e Marco Verrattit, Claudio Marchisios, Daniele De Rossit, Lorenzo Pellegrinit dhe Andrea Belottit, përderisa Stephan El Shaarawy pritet që të rikthehet në stol.

Formacioni i mundshëm anti-Shqipëri pritet të jetë ky: Buffon; Zappacosta, Bonucci, Chiellini, Darmian; Cristante, Parolo; Candreva, Immobile, Eder, Insigne.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme