Kombëtarja U-19 pëson humbje nga Mali i Zi Foto nga ndeshja Shipëri - Ukrainë

Kombëtarja U-19 pëson humbje nga Mali i Zi

07 tetor 2017 14:55

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve pësoi një tjetër disfatë në Eliminatoret e Europianit të vitit 2018 të kësaj kategorie.

Këtë radhë të besuarit e Erjon Bogdanit u detyruan të dorëzohen përballë 19-vjeçarëve nga Mali i Zi me rezultatin minimal 1-0.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Episodi që e ndryshoi fatin e sfidës në favor të malazezëve ishte ai i minutës së 70 kur arbitri i sfidës akordoi një 11-metërsh në favor të Malit të Zi që u kthye në gol nga Vukotic, transmeton Topchannel.

Kombëtarja shqiptare e U19 do ta mbyllë fazën kualifikuese të Europianit me ndeshjen ndaj Norvegjisë që do të luhet ditën e martë në 10 tetor po në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme