Manchester United fton në prova talentin shqiptar

Manchester United fton në prova talentin shqiptar

07 tetor 2017 14:09

Manchester Unitedi ka ftuar në prova talentin shqiptar që po zhvillohet në Suedi, raporton 24Malmo.

Rines Arifi, 14-vjeçar, është ftuar për prova nga Unitedi në fund të muajit tetor dhe këtë e ka konfirmuar për faqen suedeze edhe babai i tij, Hajrizi, transmeton Koha.net.

“Lidhja është bërë përmes agjentit, Frank Bullat, i cili donte që ta provonte djalin tim në stërvitje të veçanta dhe ishte shumë i kënaqur. Pastaj ai kontaktoi Manchester Unitedin që na ftoi neve nga data 23 deri më 29 tetor”, ka thënë Hajriz Arifi.

Babai i Rinesit ka thënë se djali i tij do të testohet në disa mënyra dhe nëse u pëlqen, ai pritet të ftohet në akademinë e Unitedit.

Për provat tek Unitedi ka folur edhe vetë Rinesi, i cili ka thënë se për një kohë të gjatë ka ëndërruar këtë gjë.

“Ndjehem mirë, për këtë kam ëndërruar që kur isha i vogël”, ka thënë Arifi, derisa ka shtuar se ekipet e tij të preferuara janë Unitedi dhe Real Madridi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme