Kroacia shkarkon trajnerin Caciq

Kroacia shkarkon trajnerin Caciq

07 tetor 2017 13:26

Kroacia ka shkarkuar trajnerin Ante Caciç dhe ka emëruar Zlatko Daliq si zëvendësues të tij, para ndeshjes së rëndësishme kundër Ukrainës.

“Daliq do të jetë trajner i ri dhe do drejtojë [përfaqësuesen] për ndeshjen e fundit kundër Ukrainës”, ka njoftuar Davor Shuker në konferencën për media.

“Bordi ekzekutiv i Federatës ka marrë vendimin unanim pas një nate të gjatë për të përfunduar bashkëpunimin me Caciqin”, ka shtuar ai.

“Morëm vetëm katër pikë në katër ndeshjet e fundit dhe nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të marrim këtë vendim”.

Caciq që nuk u pëlqye nga një pjesë e lojtarëve dhe fansave kroatë, u shkarkua pas barazimit 1 me 1 me Finlandën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme