Sport

Tottenhami pret vazhdimin e kontratës me Dele Allin

Tottenham Hotspuri raportohet se nuk është duke u brengosur lidhur me spekulimet për të ardhmen e Dele Allit, pasi klubi londinez është i bindur që mesfushori do të nënshkruajë kontratën e re.

Anglezi është lidhur me një transferim te Real Madridi edhe pse i kanë mbetur edhe pesë vjet kontratë.

Alli është raportuar se është në procesin e ndërrimit të agjentëve dhe kjo ka ngjallur dyshimet se ai mund të largohet nga Londra nëse verën e ardhshme Reali interesohet për të.

Sipas “The Telegraph”, 21-vjeçari pritet të vazhdojë kontratën përmes së cilës do të ketë ngritje të pagës.