Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja jep shpresë për fitore të Kosovës

Ndonëse ende 17-vjeçare, Fitore Aliu është tashmë prej lojtareve më me përvojë në përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, shkruan sot Koha Ditore.

Aliu i ka tashmë shtatë ndeshje me përfaqësuesen, ndërsa planifikon edhe shumë e shumë të tjera. Është cikli i tretë i Fitores me përfaqësuesen A, ndërsa së fundi pati rastin të sprovohet edhe përballë lojtareve prej më të mirave në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa ndaj Hungarisë pati më shumë topa dhe realizoi katër gola, ndaj Holandës u shërbye pak nga bashkëlojtaret dhe nuk ia doli të shënojë. Kosova humbi bindshëm të dy ndeshjet, por hendbollistet e reja, duke përfshirë edhe Fitoren, kanë mësuar shumë prej tyre.

Aliu luan në një pozitë specifike, si alo e djathtë, me dorën e majtë. Lojtarët e krahut (alot) jo shumë vijnë në shprehje në ndeshje me kundërshtarë të nivelit të lartë, por Fitorja ia doli të shënojë katër gola ndaj Hungarisë. Ajo është e pakonkurrencë në pozitën e alos së djathtë në përfaqësuesen e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.