Grezda: Paraqitje e mirë ndaj Spanjës së fortë, nuk shfrytëzuam rastet

Grezda: Paraqitje e mirë ndaj Spanjës së fortë, nuk shfrytëzuam rastet

06 tetor 2017 23:38

Përfaqësuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda u vendos në formacion nga Panucci në sfidën e humbur prej 3 me 0 ndaj Spanjës dhe lëvizi shumë gjatë takimit, duke krijuar raste për lojtarët e tjerë, ndërsa provoi edhe vetë të godiste drejt portës.

Për rastet e shumta të krijuara nga skuadra shqiptare, Grezda tha pas takimit se nuk mund të vlerësohet si një paraqitje e dobët, pasi përballë ishte Spanja që të ndëshkon, transmeton tch.

“Spanja i shfrytëzon në maksimum rastet e saj dhe këtë bëri edhe në pjesën e parë. Ne kishim shumë raste për shënim dhe nuk ishte një paraqitje e keqe edhe pse nuk shënuam. Në pjesën e dytë ishim më të përqendruar. Me Spanjën është e vështirë t’i bësh ballë. Në pjesën e dytë ndryshuam formacion, luajtëm më mirë, por nuk shënuam”, tha Grezda.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme