Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panucci: Spanja e fortë, tre herë i shënoi edhe Italisë

Christian Panucci nuk u duk i shqetësuar, pavarësisht humbjes prej 3 me 0 ndaj Spanjës, ndërsa pranoi se ishte e vështirë të nxirrej rezultat.

“Nuk mund të luanim me Spanjën ballë për ballë, sepse është një nga ekipet më të mira të botës. Provuam të mbyllim hapësirat dhe të kundërsulmojmë, por ata janë shumë të shpejtë dhe na vunë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë”, tha Panucci, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri italian vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve, që nuk e humbën toruan edhe kur ishin në disavantazh të tre golave dhe arritën të prodhojnë një pjesë të dytë mjaft të mirë.

“Mendoj se dhamë maksimumin dhe kërkuam t’i sulmojmë spanjollët. Ne krijuam 3-4 raste në fillim, por ata na ndëshkuan në mundësinë e parë. Në dy momentet e shtyllave ishim edhe disi të pafat, por të mos harrojmë se Spanja i shënoi tre herë edhe Italisë. Mund të them se më pëlqeu veçanërisht mënyra se si interpretuam pjesën e dytë”, tha trajneri i kuqezinjve.

Panucci u shpreh se tani ekipi do të rikuperojë për të qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë, në “Loro Boriçi”.

“Duhet të jemi gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë më datë 9 tetor, është një takim mjaft i ndjerë nga i gjithë populli shqiptar dhe do të mundohemi të marrim maksimumin për tifozët dhe për të mbyllur mirë edicionin”, tha Panucci.