Rashica: S’di a ka kombëtare më të pa fat se ne Foto: Reuters

Rashica: S’di a ka kombëtare më të pa fat se ne

06 tetor 2017 23:16

Milot Rashica mendon se Kosova është një nga skuadrat më të pa fat.

Anësori i përfaqësueses kosovare pas humbjes ndaj Ukrainës, 0-2, tha se deri te pësimi i golit të parë loja ishte e barabartë, por sipas tij, golat erdhën nga dy pakujdesi të repartit të mbrojtjes.

Rashica mendon se Kosova bëri paraqitje të mirë, dhe Kosova ka të ardhme të ndritshme.

“Pësuam nga dy pakujdesi tona. Deri në momentin e golit të parë loja ishte e barabartë. Nuk e di nëse ka ndonjë kombëtare me më pa fat se ne”, ka thënë Rashica, transmeton kp.

“Në çdo ndeshje kemi treguar së po komponohemi, por ndoshta edhe mungesa e përvojës dhe mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore po na bën problem, por kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha anësori i Vitesses.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme