Sport

Finlanda ndal Kroacinë, komplikohet gjithçka në Grupin I

Kroacia nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme me Finlandën, duke komplikuar gjërat për t’u kualifikuar në Botërorin “Rusia 2018”.

Ishte Mario Manxhukiq ai që shënoi golin e epërsisë për Kroacinë kur po zhvillohej minuta e 57, raporton Koha.net.

Por, Finlanda nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e barazimit në minutën e 90 përmes Soirit.

Kroacia humb vendin e parë në Grupin I, të cilin e rrëmben Islanda pas fitores bindëse prej 0 me 3 ndaj Turqisë.

Në vendin e dytë është Kroacia me 17 pikë, po aq sa ka edhe Ukraina që e mposhti Kosovën 0 me 2 për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Megjithatë ndeshjen e ardhshme Ukraina e pret Kroacinë, kurse Islanda pret Kosovën.