Spanja ka shënuar fitore bindëse ndaj Shqipërisë për të forcuar edhe më shumë kreun e tabelës në Grupin G.
Shqipëria humbi këtë takim me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tria golat spanjollët i shënuan në pjesën e parë. Ishte Rodrigo ai që shënoi golin e parë në minutën e 16 pas një asistimi nga Isco, i cili në minutën e 24 e dyfishoi epërsinë pas një aksioni shumë të bukur.
Golin e fundit në këtë takim e shënoi Alcantara kur po zhvillohej minuta e 27.
Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar në këto kualifikime, Shqipëria mban vendin e tretë me 13 pikë. Përderisa Spanja ka 25 pikë në vendin e parë.