Sport

Shi i rrëmbyeshëm në Shkodër, rrezikon të shtyhet Kosovë – Ukrainë

Reshje të mëdha të shiut janë duke rënë në Shkodër, qytet në të cilin Kosova e pret Ukrainën në kualifikimet për Botëror.

Në një video të siguruar nga KTV-ja nga stadiumi “Loro Boriçi”, ku pritet të zhvillohet ndeshja, shihet se të reshurat e shiut janë shumë të mëdha e që rrezikon që kjo ndeshje të shtyhet.

Nuk ka ende asgjë zyrtare për shtyrjen apo jo të kësaj ndeshje.

Kujtojmë se për shkak të shiut ishte shtyrë edhe ndeshja paraprake e Kosovës ndaj Kroacisë, që ishte zhvilluar në shtetin kroat.

Ndeshja pritet të fillojë në ora 20:45.