Lëndohet edhe Andi Lila

Lëndohet edhe Andi Lila

06 tetor 2017 18:47

Si të mos mjaftonte mungesa e Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit, në infermierinë e Kombëtares shqiptare është shtuar edhe një tjetër futbollist.

“Supersport” mëson nga Spanja se mesfushori kavajas Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës, pasi ka pësuar një tërheqje muskulore.

Dëmtimi i Lilës pak orë para ndeshjes, duket se ka shkaktuar dhimbje koke për trajnerin Panucci, i cili i ka tepër të reduktuara zgjedhjet ne krahun e djathtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme