Lojtarët brazilianë përdorin oksigjen kundër problemit me nivelin mbidetar në Bolivi

Lojtarët brazilianë përdorin oksigjen kundër problemit me nivelin mbidetar në Bolivi

06 tetor 2017 12:51

Lojtarët e Brazilit kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe janë detyruar të përdorin maskat e oksigjenit për t’u këndellur si pasojë e lartësisë mbidetare të stadiumit në Bolivi.

Ndeshja që përfundoi 0 me 0 u luajt në stadiumin “Hernando Siles” në 3 mijë metra lartësi mbidetare, derisa kapiteni i përfaqësueses braziliane, Neymar, kushtet e lojës i quajti si jonjerëzore.

“Jonjerëzore të luash në ato kushte, fusha, lartësia, topi... gjithçka ishte keq”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme