“Plisat” me festë të veçantë për 30 vjetorin e grupit

“Plisat” me festë të veçantë për 30 vjetorin e grupit

06 tetor 2017 10:36

Grupi i tifozëve “Plisat” kanë organizuar një festë për 30 vjetorin e themelimit të grupit, që mbahet më 20 tetor.

Përmes një postimi në Facebook, ata janë duke kërkuar ndihmë për një organizim të planifikuar në të gjitha lagjet e Prishtinës.

“Po na duhet ndihma e secilit prej juve qe niheni Plisa, po na duhen persona qe banojne ne lagje te ndryshme te Prishtines, persona qe jane banor te ndertesave te larta qe shihen ne qytet”, thuhet në njoftimin e “Plisave”.

“Kur themi shihen, i nenkuptojme ndertesat ne lagjen ‘Aktash’, ndertesat ne qender te qytetit, ‘Banesat e bardha’, ‘Banesat e kuqe’, ‘Banesat e zeza’, etj, ne Bregun e Diellit. Ndertesat ne ‘Lakrishte’, ndertesat ne lagjen Dardania (mbi kurriz), soliterat ne lagjen Ulpiana, ndertesat shumekateshe ne Tophane, shtepite ne Tasligje, ne Mahallen e Muhaxherve, ndertesat ne Veternik, ndertesat e reja ne Dragodan etj etj. Dmth ndertesat me te nalta neper lagje te ndryshme te qytetit”, thuhet më tej.

“Te gjithe ata persona qe jetojne ose kane qasje ne keto ndertesa, ballkone apo terraca, te na lajmrohen me mesazh privat ose te paraqiten ne Fan Club. Nevojitet mobilizimi i te gjitha mahallave te Prishtines, qe ta bojme ket 30 vjetor, madheshtor, ashtu si e kemi bo para 5 viteve, ku organizimi i Plisave e Prishtines, u permend ne te gjithe Europen”.

“Se bashku do ta organizojme, ne menyre te tille qe te gjithe te pajisen me flakadane e fishekzjarre, do te caktohen vendet dhe ne menyre te sinkronizuar, ne te njejten ore ne te njejtin minute, do t'a bejme nje spektakel qe te mbahet mend. Jemi pajise aq shume sa qe, nga qielli do te duket sikur ka marre flake PRISHTINA”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme