Sport

Panucci i qetë për ndeshjen me Spanjën

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka thënë se synon rezultat pozitiv në ndeshjen me Spanjën, që zhvillohet të premten në kuadër të ndeshjes së parafundit në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.

Trajneri i Shqipërisë u shpreh se ndeshja ndaj Spanjës ka interes të jashtëzakonshëm, por Shqipëria do të bëjë më të mirën në këtë takim.

“Është një ndeshje që e ndjek e gjithë bota dhe do të ketë shumë interes. Do të tentojmë maksimumin. Do të luajmë me kurajë. Këtu nuk jemi për të qenë viktima”, ka thënë italiani, raporton tch.

Sa i përket mbrojtësit spanjoll Gerard Pique dhe situatës aspak të qetë që po kalon që prej referendumit për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, Panucci u shpreh se ai është një lojtar i niveleve të larta dhe se nuk do të ketë probleme ditën e nesërme.