Termini i ndeshjes tregon për një përballje jo të zakontë të Trepçës me Pejën. Dy prej katër shtyllave të basketbollit kosovar takohen të enjten (sot) nga ora 16:00 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës.
Trepça ndeshjet - sidomos ato derbi me Pejën, Prishtinën e Bashkimin - i ka luajtur gjithnjë nga ora 19:00 apo nga ora 18:00. Por edicioni i ri i kampionatit të Kosovës në basketboll nuk është i zakonshëm, nuk është si edicionet e deritashme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDallon shumë pikërisht për shkak të Pejës e Trepçës. Peja e Trepça po kalojnë momentet më të vështira, ndoshta prej themelimit, dhe kjo bën që Superliga të prekë nivelet më të ulëta të deritashme. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.