Sport

“City ka buxhet të blejë Ronaldon e Messin”

Fernandihno beson se Manchester City ka financat për të transferuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por ai thotë se dy superyjet nuk do t’i përshtateshin filozofisë së klubit.

City shpenzoi më shumë se 200 milionë euro këtë verë për transferime, ndërsa braziliani thotë se shumat e paguara sivjet dëshmojnë që City ka mundësi të transferojë lojtarët më të mirë të botës.

“A mund të transferojmë Messin apo Ronaldon? Mendoj se po, por duhet të konsiderohen fillimisht prioritetet e klubit. Ne kemi fuqinë financiare, të gjithë e dinë, por është një çështje prioriteti që duhet të konsiderohet”, ka thënë Fernandinho për Goal.

Ai ka kundërshtuar idenë që një apo dy futbollistë të vetëm do të ndryshonin klubin.