Sport

Guardiola e di se kush do të jetë trajneri i ri i Bayernit

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka treguar se ai i ka thënë Pep Guardiolas se kush do të jetë trajneri i ri i klubit.

Gjiganti gjerman duket se ka vendosur tashmë se kush do të zëvendësojë Carlo Ancelottin, i cili u shkarkua javën e shkuar pas humbjes turpëruese 3 me 0 nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve.

Julian Nagelsmann dhe Thomas Tuchel ishin ndër emrat më të përfolur për këtë pozitë, bashkë me Jurgen Kloppin.

Guardiola, që u largua nga Bayerni më 2016 pas tre vjetëve, tani është duke udhëhequr Manchester Cityn, por duket se akoma raporte të mira me Hoenessin.

“Ishte takim i pastër miqësor, por sigurisht edhe shkëmbim idesh. I tregova se kë do të emërojmë gjatë ditëve në vijim. Ai u pajtua”, ka thënë Hoeness për “Abendzeitung”.

Bayerni aktualisht është i dyti në tabelën e Bundesligës.