Ish-mbrojtësi i Bayernit fajëson Riberyn për shkarkimin e Ancelottit

Ish-mbrojtësi i Bayernit fajëson Riberyn për shkarkimin e Ancelottit

03 tetor 2017 22:19

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Markus Babbel ka fajësuar Franck Riberyn si figurën kryesore për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga posti i menaxherit.

Ish-përfaqësuesi gjerman ka pohuar se ekipi duhet të mbajë përgjegjësinë për formën e dobët dhe ka insistuar se Ribery ka lënë veten që të bie nga forma.

“Franck Ribery qe dy vjet nuk ka realizuar në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Babbel për Sky Sports.

“Ai ende e sheh veten në nivel me Cristiano Ronaldon ose Lionel Messin, por e vërteta është ndryshe. E vërteta është se kur ka nevojë, ai nuk është aty”, ka shtuar ai.

“Është pak keq për mua sepse krejt problemi iu drejtua Carlo Ancelottit. Ribery ka meritat për klubin dhe ato që ka arritur, por pozitën që e kishte dikur nuk e ka më”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme